Aktorja e njohur, Angelina Jolie e ka parë si sfiduese këndimin te filmi “Maria”, pasi ajo nuk ka kënduar më pas kritikës nga ish partneri i saj.
49-vjeçarja, e martuar më herët me to Johnny Lee Miller, Billy Bob Thornton dhe Brad Pitt – e ka pranuar se roli i saj si këngëtarja e operës Maria Callas ka qenë i vështirë pasi i është dashur ta tejkalojë frikën e shfaqjes së zërit të saj për publikun.
“Ishte një përvojë e vështirë sepse nuk këndoj. Kam pasur dikë në jetën time që nuk ishte i sjellshëm me mua sa i përket këndimit. Ishte një marrëdhënie në të cilën isha. Dhe kështu mendova më të vërtetë se nuk mund të këndoja”, ka thënë ajo, ka shkruar Female First.
Jolie ishte në një shkollë teatri, prandaj për të ka qenë i çuditshëm efekti që kjo ka pasur te ajo. Sipas saj, në një mënyrë i ishte adaptuar opinionit të këtij personi dhe për këtë arsye iu desh kohë për ta tejkaluar të kaluarën.
Aktorja ka falënderuar djemtë e saj që i ndihmuan dhe e mbështetën gjatë xhirimit të filmit.
“Isha shumë nervoz dhe kalova gati shtatë muaj duke u trajnuar. Djemtë e mi ishin atje për të më mbështetur në tejkalimin e kësaj frike”, ka thënë Jolie.
-
Jolie: Gjatë xhirimeve të filmit “Maria” fëmijët e mi e panë dhimbjen brenda meje
-
Për ta luajtur rolin e Maria Callasit, Joliet iu desh të mësonte të frymonte përsëri
-
The Guardian: Angelina Jolie nuk është zgjedhja e duhur për filmin rreth modës, “Couture”
-
Angelina Jolie kujton nënën gati 20 vjet pas vdekjes
-
Angelina Jolie thotë se ndihet me fat që është artiste