Starleta dhe modelistja Amber Rose (35) pret fëmijë me të dashurin Alexander Edwards. Çifti gjithashtu e zbuloi gjininë, Amber do të lindë djalë, ndërsa lajmin e gëzuar e publikuan në rrjetet sociale.
“Alexander dhe unë kemi kënaqësinë që mund të themi se djali ynë i vogël dhe simpatik është nisur në rrugë për të ardhur”, – shkroi Amber, nën foton në të cilën është e shtrirë tek mjeku duke e bërë ultrazërin.
Amber tashmë e ka një fëmijë nga martesa trevjeçare me reperin Wiz Khalifa (31), djalin Sebastian Taylor (6).
“Sebastiani është shumë i lumtur që do të jetë vëllai i madh”, - shkroi modelistja.
Edwards është i mahnitur që do të bëhet baba.
“Edhe kur është errësirë, djali im do të shkëlqejë. Faleminderit zemër për dhuratën më të bukur. Të dua”, - shkroi Alexandër, i cili mezi pret të shoqërohet me djalin. Ndjekësit i vërshuan ata me urime, shkruan KOHA Ditore.
“Është bekim i vërtetë”, – shkroi reperi Tyga (29).
Amber para Alexander dhe Wiz ishte në lidhje me bashkëshortin e Kim Kardashian (38), Kanye West (41). Ajo njihet për fotot e “nxehta” në rrjetet sociale, kështu që shpesh ndodh që ta fotografojë prapanicën ose gjoksin.
“Thjesht nuk mund ta hap Instagramin në publik”, – i shkroi njëherë një ndjekës.