Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Wiz Khalifa dhe e dashura e tij në pritje të një vajze

Reperi Wiz Khalifa

Reperi Wiz Khalifa

Reperi Wiz Khalifa do të bëhet baba për herë të dytë. Ai dhe e dashura e tij Aimee Aguilar janë në pritje të një vajze, raportoi të hënën “Female First”.

36-vjeçari është baba i 11-vjeçarit Sebastian me ish-gruan e tij Amber Rose. 

Në një fotografi të publikuar nga çifti, shihet Wiz me duart e vendosura në barkun e të dashurës së tij, e cila po mbante një test shtatzënie.

“Vajza është rrugës”, ka shkruar ai. 

Ish-gruaja e tij Amber ishte ndër të parat që e uroi publikisht çiftin, duke shkruar koment “mezi presim ta takojmë”. 

Reperi i hitit “See You Again” është në lidhje me Aimee tash e pesë vjet. 

Edhe Hailey dhe Justin Bieber po presin fëmijë Showbiz Hailey dhe Justin Bieber po presin fëmijë

Para disa ditësh Wiz Khalifa dhe Amber Rose janë bashkuar për të festuar përfundimin e shkollës fillore të djalit të tyre, Sebastianit. 

Ata kanë publikuar një fotografi së bashku me 11-vjeçarin. 

“Fëmija ynë po rritet” ka shkruar Amber mbi fotografinë ku shihen që të dy duke i dhuruar puthje djalit të tyre.