Amber Heard ka bërë të ditur se është bërë nënë, me fëmijën e parë.
Aktorja 35-vjeçare ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shihet e shtrirë në një shtrat, teksa mban në gjoks vajzën e saj.
“Jam shumë e entuziazmuar të shpërndajë me ju këtë lajm. Para katër vitesh, vendosa se dua të kem një fëmijë. Doja ta bëja këtë vet”, u ka shkruar Heard 3.9 milionë ndjekësve të saj në Instagram.
Vajza e saj të cilën e ka emëruar Oonagh Paige Heard ka ardhur në jetë përmes një nëne surrogate, më 8 prill të këtij viti.
Sipas Page Six, Heard kishte vendosur që të bëhej me fëmijë përmes nënës surrogate pasi mjekët i kanë thënë se organizimi i saj nuk mund të mbajë foshnje.
Edhe
Amber Heard bëhet nënë e binjakëve, në Ditën e Nënës zbulon emrat e tyre
Ardhja në jetë e fëmijës së saj ka ndodhur pesë vite pas divorcit me aktorin e famshëm, Johnyy Depp.
