Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Amber Heard zhvendoset në Spanjë

Aktorja amerikane, Amber Heart, është zhvendosur për të jetuar në Spanjë.

Ylli 37-vjeçar i filmave “Aquaman” thuhet se është larguar përkohësisht nga angazhimet në film dhe ka vendosur që të shpërngulet në Spanjë, në mënyrë që të fokusohet në rritjen e vajzës së saj të vogël, Oonagh, e cila erdhi në jetë përmes një nëne surrogate në vitin 2021. Heard dëshiron që ajo të rritet larg vëmendjes së publikut dhe komenteve negative që e kanë rrethuar së fundmi në mediat sociale.

“Ajo e flet mirë gjuhën spanjolle dhe po ndihet shumë e lumtur atje, duke e rritur vajzën e saj larg vëmendjes negative të publikut. Nuk mendoj se po ngutet për t’iu rikthyer punës në Hollywood, por sigurisht se do ta ndërmarrë atë hap kur të jetë koha më e përshtatshme dhe për projektin e duhur”, deklaroi një burim i afërt me aktoren për gazetën “Daily Mail”.

Vendimi i Amberit për t’u zhvendosur në Spanjë vjen pas përballjes gjyqësore për shpifje me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Gjykimi që ndodhi vitin e kaluar u përcoll me vëmendje nga publiku anembanë botës, dhe rezultoi me humbje për aktoren. Si pasoje e kësaj, ajo u detyrua ta shes shtëpinë e saj në Los Anxhelos për t’i mbuluar shpenzimet e gjithë procesit ligjor.

Më 1 qershor, gjykata vendosi në favor të Johnny Deppit dhe e shpërbleu atë me 15 milionë dollarë për prishje të imazhit nga ana e Amber Heardit, përmes një artikulli të shkruar për “The Washington Post” në vitin 2018, ku ajo e kishte përshkruar veten si viktimë të dhunës familjare. Ani pse në artikull, aktorja nuk e kishte përmendur Deppin me emër, avokatët e tij argumentuan se ajo e kishte përshkruar ish-burrin si figurë abuzive.

Në një deklaratë të kaluar, Heard e përshkroi gjyqin si poshtërues dhe diçka që e ka bërë të ndihet “më pak se njerëzore”, si dhe e pranoi se para shpalljes së vendimit të jurisë nuk ndihej e sigurt se do ta fitonte rastin, por është e lumtur që e tregoi të vërtetën e saj ani pse e pagoi çmimin për këtë.

Aktorja deklaroi se për njerëzit e thjeshtë, ajo dhe Depp dukeshin si “dy persona të llastuar nga Hollywoodi”, por insistoi se çështja e saj kishte të bënte me lirinë e fjalës.

Artikuj të ngjashëm