Përmbledhja e suksesit të parë të grupit kalifornian “Eagles”, i publikuar në vitin 1976, është renditur sërish albumi më i shitur i të gjitha kohërave, duke kaluar përpara “Thriller” të Michael Jackson sipas një klasifikimi të ri të publikuar të hënën nga shoqata amerikane e industrisë së disqeve, bën të ditur AFP.
Sipas “Recording Industry Association of America”, “Greatest Hits 1971-1975” i Eagles përmbledhja e katër albumeve të para të grupit country rock të lindur në Los Angeles në vitin 1971, ka arritur të shesë “38x platin”, një numër i certifikuar 38 milionë kopje, në disk ose streaming, kundrejt 33x platine ose 33 milionë për “Thriller”.
“Eagles”, përmbledhja e së cilit prej një kohe të gjatë mbajti vendin e parë para se të dyfishohej si numër nga “Thriller” në vitin 2009, duke u renditur në vendin e tretë në këtë klasifikim të ri për albumin e tyre “Hotel California”, i publikuar në vitin 1976.
-
Albumi i Lauryn Hill shpallet më i miri i të gjitha kohërave nga “Apple Music”
-
Muzika e Michael Jacksonit shitet për 600 milionë dollarë
-
Turneu “ERAS” i Taylor Swift mund të bëhet më fitimprurësi i të gjitha kohërave
-
DJ Khaled kampion i toplistës së 200 albumeve më të mira
-
Albumi “30” nga Adele ishte më i shituri në Britani të Madhe gjatë vitit 2021