Showbiz

Turneu “ERAS” i Taylor Swift mund të bëhet më fitimprurësi i të gjitha kohërave

Turneu i këngëtares së famshme Teylor Swift mund të bëhet turneu më fitimprurës i të gjitha kohërave

Turneu "Eras" që përcakton epokën e Taylor Swift, po pritet që të lë mbrapa turnetë muzikorë dhe të arkëtoi miliarda dollarë, shkuan CNN

Sipas të dhënave të sondazhit të muajit gusht të kompanisë “QuestionPro”, turneu vetëm në Amerikën e Veriut mund të grumbullojë 2.2 miliard dollarë nga shitja e biletave.

Kjo shifër është më e madhja që është regjistruar ndonjëherë.

Çmimi mesatar i biletave të parashitjes është 455.78 dollarë dhe Swift ka planifikuar 68 koncerte gjithsej në Amerikën e Veriut.

Sondazhi nuk mori parasysh nëse të anketuarit blenë një biletë apo më shumë.

Mesatarja e pjesëmarrjes për një koncert ishte 72 mijë e 459 persona.

Bazuar në llogari kjo i bie 2.2 miliardë dollarë dhe kjo do ta bënte "Eras" turneun me fitimet më të larta ndonjëherë.

Turneu "Farewell Yellow Brick Road" i Elton John mban rekordin me mbi 887 milionë dollarë të fituar nga viti 2018 deri në vitin 2023. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)