Një figurë tjetër e Hollywoodit publikisht ka akuzuar aktorin Kevin Spacey për ngacmim seksual.
Tony Montana, një regjisor dokumentarësh, ka thënë se ylli i serisë së njohur “House of Cards” e ngacmoi në një lokal në Los Angeles gjatë vitit 2003.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se ishte duke punuar në lokal kur Spacey erdhi aty me disa shokë.
“Shkova për të porositur një pije dhe Kevin [Spacey] erdhi dhe vendoi krahun rreth meje”, ka thënë Montana për Radar.
“Ai më tha të shkoja me të, të largoheshim nga aty. Ai me forcë vendosi krahun dhe më tha: ‘Kjo tregon se të kam në pronësi’”.
Montana, i cili ishte rreth të tridhjetave në kohën kur ndodhi incidenti, ka thënë se aty ishte hera e fundit kur e ka parë Spaceyn.
“Kurrkujt nuk i kam treguar për këtë, përveç terapeutit”, ka thënë Montana.
Regjisori ka thënë se vendosi të bënte publike këto ngacmime pasi lexoi për akuzat që i janë bërë Spaceyt.