Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj aktorit amerikan Kevin Spacey.
Aktori akuzohet për ngacmim seksual ndaj një adoleshenti në një bar në Massachusetts .
Ai do të paraqitet në gjykatë më 7 Janar, për incidentin i cili besohet se ka ndodhur në Nantucket në korrik të vitit 2016, transmeton kp.
Të hënën, Spacey postoi një video në rolin e Frank Wonderood të serialit ‘House of Cards’, përmes të cilës duket se mohon akuzat, shkruajnë mediat amerikane.
"Unë sigurisht që nuk do ta paguaj çmimin për gjërat që nuk i kam bërë", thotë ai në video në rolin e Frank.
"Ju nuk do ta besonit më të keqen pa dëshmi, apo jo?", pyet Spacey. " Nuk do të nxitoni të gjykoni pa fakte”.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdojnë seancat gjyqësore kundër aktorit Kevin Spacey
-
Kevin Spacey quhet “ngacmues seksual” për pretendimet se abuzoi katër burra
-
Aktori i njohur paditet në Britani për shtatë vepra të tjera seksuale
-
Kevin Spacey do të dalë në gjyq të enjten për ngacmim seksual ndaj një djali
-
Aktori Kevin Spacey nuk e pranon fajësinë për sulmet seksuale