Regjisorja, Sophia Coppola, e ka përfshirë aktoren veterane Lauren Hutton, në reklamat e reja të markës së të brendshmeve Calvin Klein.
Regjisorja Sofia Coppola i ka mbledhur disa femra, të cilat i ka bërë pjesë të fushatës së re të markës së të brendshmeve Calvin Klein, dhe në mesin e tyre është edhe aktorja 73-vjeçare, Lauren Hutton.
Krahas Hutton-it, në reklamat të cilat zgjasin nga një minutë përfshihen edhe yjet: Rashida Jones, Maya Hawke, Chase Sui Wonders, Nathalie Love, Laura Harrier dhe Kirsten Dunst, që të gjitha të përzgjedhura personalisht nga Coppola.
Në një deklaratë për media, regjisorja ka thënë: “Unë thjesht e adhuroj idenë e kompanisë Calvin Klein që e ka mbi gratë dhe burrat amerikanë, dhe në realizimin e kësaj fushate jam inspiruar shumë nga reklamat e tyre të mëhershme me personazhet Andie MacDowell apo Kate Moss”.
Ndër të tjera, Coppola ka thënë se në reklamat e saj ka dashur të sjellë diçka ndryshe nga ajo që e kemi parë në herët, dhe i ka përfshirë disa femra më cool, të mençura dhe me trupa normalë, me të cilët secila femër mund të identifikohet.