Aktorja e njohur hollywoodiane, Gwyneth Paltrow, mendon se ylli televiziv Kim Kardashian është një “forcë natyrore”.
Në një intervistë të fundit, 52-vjeçarja e cila është pronare e markës së produkteve të mirëqenies “Goop”, shpjegoi se do t’i pëlqente që një ditë të bashkëpunojë në ndonjë projekt me themeluesen e markës “SKIMS”, sepse mendon se ajo është një person fantastik.
“Në fakt, bashkëpunimi me të është një ide e mirë. Unë e dua shumë Kimin. Mendoj se ajo është një person fantastik dhe një forcë e vërtetë e natyrës. Kam shumë respekt për të dhe do të isha e gatshme ta realizoja çfarëdo projekti që ajo dëshiron”.
Ylli i filmave “Iron Man” nuk është e panjohur për familjen Kardashian/Jenner. Në fillim të këtij viti, Paltrow i bashkoi forcat me motrën e madhe të Kimit, Kourtney Kardashian, në krijimin e një qiriri të titulluar “This Smells Like My Pooshy”.
Ndër të tjera, Gwyneth foli edhe për bashkëshortin e saj skenarist dhe regjisor, Brad Falchuk, duke treguar se që të dy janë të përkushtuar ndaj mirëqenies së tyre.
Aktorja i ka dy fëmijë, Apple dhe Moses, me ish-bashkëshortin Chris Martin. Ajo thotë se kur vjen puna tek fëmijët, nuk i obligon ata që t’i ndjekin rregullat strikte të kujdesit ndaj vetes, por në fakt i lejon që të jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan në lidhje me zgjedhjet e tyre të stilit të jetesës.