Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Aktorja e famshme thotë se nuk dëshiron të luajë më rolin e transgjinores

Hunter Schafer

Aktorja e serialit “Euphoria”, Hunter Schafer, ka thënë se ajo nuk dëshiron më të bëjë rolet e një transgjinori.

Ylli transgjinor 25-vjeçar ka luajtur në karakterin e Jules Vaughn – personazh transgjinor – në dramën e HBO-së.

Por, Schafer ka thënë se ndjen se mund të shkojë më tej si aktore duke mos u bërë qendër e asaj që është në të vërtetë, raportoi BBC. 

“Kam punuar shumë për të mbërritur ku jam tani, nëpër pika shumë të vështirë të tranzicionit tim, dhe tani dua thjesht të jem një vajzë dhe të vazhdoj tutje”, ka thënë ajo.

Ndërsa ka folur për revistën GQ, Schafer ka theksuar se të qenit e njohur thjesht si “aktore trans” është “poshtëruese për atë që dua të bëj”.

“Më kanë ofruar dhjetëra role transgjinorësh, dhe nuk dua ta bëjë. Nuk dua të flas për këtë”.