Aktorja amerikane Piper Laurie, e njohur më së shumti për rolet e saj në filmat The Hustler dhe Carrie, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, raportoi të dielën BBC-ja.
Menaxherja e saj, Marion Rosenberg ka thënë për Associated Press Laurie vdiq në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Ajo e përshkroi aktoren si talente të shkëlqyer dhe njeri të mrekullueshëm.
Laurie pushoi nga aktrimi për 15 vjet, duke u përqendruar në fushatën për lëvizjen për të drejtat civile dhe në Luftën e Vietnamit.
Emri i saj i vërtetë ishte Rosetta Jacobs, dhe lindi në Detroit, Michigan nga prindër me origjinë ruse dhe polake. Ajo ka qenë e martuar me kritikun e filmit, Joe Morgenstern, me të cilin ka pasur një vajzë.