Aktorët Ben Stiller dhe Christine Taylor janë ndarë pas 17 vjetësh martesë.
Lajmin për ndarjen e kanë konfirmuar çifti me një deklaratë të përbashkët.
“Me dashuri dhe respekt të pafund për njëri-tjetrin dhe pas 18 vjetësh që kemi kaluar si çift, ne kemi marrë vendim që të ndahemi”, thuhet në komunikatën e tyre.
“Prioritet i ynë mbetet që të vazhdojmë të rrisim fëmijët tonë si prindër të përkushtuar dhe shokë të afërt. Ne kërkojmë nga mediat që të respektojnë privatësinë tonë në këtë kohë”.
Ben, 51-vjeçar dhe Christine, 45-vjeçare, për herë të parë u takuan në “Heat Vision and Jack” në vitin 1999.
Artikuj të ngjashëm
-
Ben Stiller mbështet fëmijët e tij drejt aktrimit
-
Aktorja Meryl Streep ndahet nga bashkëshorti pas 45 vjetësh
-
Yjet e Bollywoodit Aamir Khan e Kiran Rao ndahen pas 15 vitesh martesë
-
Ndahen Megan Fox dhe Brian Austin Green pas 10 vjetësh martesë
-
Pamela Anderson ndahet nga burri vetëm 12 ditë pas martesës