Ylli i Bollywoodit Aamir Khan dhe producentja Kiran Rao kanë bërë të ditur se janë ndarë, pas 15 vjetësh martesë.
Në një deklaratë të përbashkët, Khan dhe Rao kanë thënë se ata do ta rrisin bashkë djalin e tyre dhe se do të vazhdojnë të punojnë në projekte filmike.
“Në këto 15 vjet së bashku, kemi ndarë eksperiencat e jetës, kënaqësinë dhe të qeshurën”, thuhet në deklaratë.
Khan 56-vjeçar dhe Rao 47-vjeçare janë takuar për herë të parë në vitin 2001 ndërkohë që janë martuar pas katër vjetësh.
Ata kanë thënë deklaruar tani se duan të nisin një kaptinë të re në jetët e tyre, jo më si çift bashkëshortor por si familje për njëri-tjetrin.
Artikuj të ngjashëm