Showbiz

Pamela Anderson ndahet nga burri vetëm 12 ditë pas martesës

Aktorja e famshme Pamela Anderson dhe burri i saj i ri Jon Peters thonë se janë ndarë pas vetëm 12 ditë martese.

“Jam tërhequr nga pritja e ngrohtë e bashkimit tim me Jonin”, ka thënë 52-vjeçarja në një deklaratë për CNN, transmeton Koha.net. “Do të ishim shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj, pasi kemi nevojë për kohë për të rivlerësuar se çfarë duam nga jeta dhe nga njëri-tjetri”, tha ajo.

Sipas “The Hollywood Reporter”, aktorja dhe prodhuesi i filmave festuan bashkimin e tyre në një ceremoni në Malibu, Kaliforni, më 20 janar.

“Martesa kurrë nuk është zyrtarizuar”, ka thënë Anderson.

Peters, 74 vjeç, ka prodhuar filma të ndryshëm, duke përfshirë versionin Barbara Streisand-led të “A Star is Born” në vitin 1976 dhe “Batman” më 1989.

Anderson dhe Peters kanë qenë në lidhje para 30 vjetëve, ndërsa vitin e kaluar janë ribashkuar. Të dytë, më herët, kanë qenë të martuar katër herë.

“Jeta është një udhëtim dhe dashuria një proces. Me këtë të vërtetë universale në mendje, ne kemi vendosur të heqim dorë nga zyrtarizimi i certifikatës sonë të martesës dhe kemi vendosur besimin tonë në proces”, ka thënë ndër të tjera Anderson.