Një gjykatë në Moskë urdhëroi të premten lirimin e aktorit Pavel Ustinov, i cili u arrestua nën akuzat për plagosjen e një oficeri policie gjatë një proteste të opozitës më 3 gusht. Arrestimi i tij nxiti protesta publike në Rusi. Pavel Ustinov e ka hedhur poshtë si të pavërtetë këtë akuzë duke e apeluar çështjen.
Aktori 23 vjeçar i dënuar me burg për tre vite e gjysmë, tha se nuk kishte marrë pjesë në protestë, një nga disa të mbajtura për të kërkuar zgjedhje të lira në kryeqytetin rus.
Gjykata vendosi të premten që Pavel Ustinov të lirohet nga paraburgimi deri në shqyrtimin javën tjetër nga një gjykatë më e lartë të akimit që ai ka bërë ndaj vendimit për dënimin më 3.5 vjet burg.
Pavel Ustinov është një nga disa personat e arrestuar në lidhje me një seri protestash politike që u ndezën këtë verë pasi kandidatët e opozitës u ndaluan të marrin pjesë në zgjedhjet vendore në Moskë.
-
Rivali i Putinit sa lirohet nga burgu menjëherë arrestohet
-
Lideri i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burgim
-
Përplasje e protestuesve rusë me Policinë në Dagestan, vijojnë arrestimet
-
Policia ruse arreston 1300 persona në protestën kundër mobilizimit
-
Arrestimi brutal i protestuesit anti-Putin [VIDEO]