Aktori i njohur i “Friends”, James Michael Tyler, i njohur me rolin e tij si Gunther ka deklaruar që po vuan nga kanceri i prostatës. Ai ka zbuluar se është duke u përballur me këtë sëmundje që nga shtatori i vitit 2018, por e ka mbajtur të fshehë nga publiku.
“Jam mirë, vërtet. Ishte sëmundje e lehtë për t’u trajtuar”, tha ai.
Aktori ka bërë të ditur se tash është duke marrë kimioterapi dhe për shkak të kësaj nuk është në gjendje të jetë pjesë e ribashkimit për serial.
Pas një kohe të gjatë, “HBO Max” publikoi para pak ditësh rikthimin e “Friends”, serial që pati shikueshmëri shumë të lartë.
I gjithë kasti i aktorëve i përbërë nga Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudroë, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer u bashkuan për vazhdimin e serialit.
Edhe
Vdiq aktori i serialit “Friends”, James Michael Tyler
Sipas “Wall Street Journal”, aktorëve fillimisht iu ofruan nga 1 milion dollar për këtë ribashkim, por ata me sa duket e hodhën poshtë këtë ofertë. Më pas, “Varuety” tregoi se aktorët ranë dakord që të paguhen “të paktën” me nga 2.5 milionë secili.
Ndërkohë aktorëve do t’ju bashkuan në këtë rikthim një listë me personazhe të famshëm si: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy CraWford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon. \Iconstyle
-
Doktori nga Kalifornia do ta pranojë fajësinë në rastin e vdekjes së Matthew Perryt
-
Raportohet se producenti i dënuar për përdhunim është diagnostikuar me kancer
-
Vdekja e aktorit Perry po hetohet shkaku i nivelit të ketaminës që iu gjet në gjak
-
Një prej yjeve më të mëdha të “Twitchit” diagnostikohet me kancer