Aktorët e serialit të famshëm “Friends”, do të ribashkohen përsëri në mars të vitit 2021. Ky ribashkim pritej të ndodhte më herët dhe të transmetohej në HBO Max, mirëpo pandemia e koronavirusit ka ndikuar në shtyerjen e një ngjarje të tillë.
Aktori Matthew Perry, i cili kishte rolin e Chandler Bing, ka shkruar në Twitter se “shokët” kanë planifikuar të takohen në mars të vitit të ardhshëm.
Ribashkimi i aktorëve të njohur për publikun ishte bërë i ditur edhe më parë, mirëpo izolimi i COVID-19, ka ndikuar që një gjë e tillë të shtyhet për një datë të pacaktuar.
{gallery}
Lisa Kudrow, e cila luajti rolin e Phoebe Buffay, ka thënë se kishte pasur takime me miqtë e saj të serialit mirëpo asnjëherë publikisht, para masës së gjerë, shkruan thesun.
"E gjithë çështja e kësaj është të jemi së bashku Kjo nuk ka ndryshuar. Dhe HBO Max është duke qenë fenomenalisht i durueshëm dhe mirëkuptues”, ka thënë njëri nga aktorët.
Edhe
Xhirohet një skenë e episodit special të “Friends”, thotë Lisa Kudrow
Krijuesja klasike e sitcom-it, Marta Kauffman, ka thënë se mezi presin të ndodhë një gjë e tillë.
{gallery}
“Kjo është një shfaqje që nuk është shkruar, por kjo është mënyra se si funksionon shfaqja - ne do të kemi nevojë për një audiencë të drejtpërdrejtë”, ka thënë ajo.