Aktori i Zelandës së Re, K.J. Apa është në gjendje të mirë shëndetësore edhe pasi që ishte përfshirë në një aksident komunikacioni në afërsi të Vankuverit.
Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të natës pasi që aktori i njohur nga Riverdale kaloi 16 orë në xhirimin e skenave të show-it, shkruan Hollywood Reporter.
Apa, i cili luan rolin e Archie në seritë e CW, nuk ka komentuar rastin, transmeton KosovaPress.
Aktorin 20-vjeçar e kishte zënë gjumi derisa po voziste në rrugë, pas kthimit nga hoteli dhe kishte dalë nga rruga. Ai ishte dërguar në spital, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze.
Artikuj të ngjashëm