Supermodelja braziliane, Adriana Lima, u është kundërpërgjigjur kritikave rreth dukjes së fytyrës së saj në premierën e filmit “The Hunger Games” në Los Angelos.
Ajo ka postuar në Instagramin e saj një fotografi ku shihet pa grim.
“Fytyra e një nëne të lodhur të një adoleshenteje, dy paraadoleshentëve, një 1-vjeçareje që po mëson të ecë dhe tre qenve. Faleminderit për shqetësimin tuaj”, ka shkruar modelja.

42 vjeçja foli për revistën PEOPLE në fillim të këtij viti në lidhje me mënyrën se si ajo po zgjidhte të pajtohej me dukjen e trupit të saj pas lindjes.
"Çdo ditë më duhet t'ia kujtoj vetes: 'Dëgjo, pranoje se kush je. Pranoje trupin tënd”, ka thënë ajo në një ngjarje të Victoria's Secret në prill.
Ajo gjithashtu kishte treguar se kishte vështirësi sa i përket vetëbesimit e vetpranimit.
Edhe
Adriana Lima i mbështet vajzat e saj në ndjekjen e ëndrrave për t’u bërë të famshme
Lima kishte një karrierë të bujshme si pjesëtare e “Engjujve” të brendit të veshjeve të brendshme “Victoria’s Secret” që nga viti 1999 deri më 2018.
Brazilianja gjatë këtij vitit u ribashkua për bashkëpunim me brendin për t’u bërë fytyra e kampanjës së marketingut të parfumit “Heavenly Eau de Parfum”.