Adele tashmë do ta ndajë kujdestarinë e djalit të saj 8-vjeçar me ish-bashkëshortin Simon Konecki.
Çifti është ndarë në gusht të vitit 2019, porse Adele e ka përfunduar procedurën ligjore të divorcit këtë muaj, kurse gjykata e ka finalizuar atë javën e kaluar.
Këngëtarja 32 vjeçare dhe ish-bashkëshorti Konecki janë ndarë me mendimin që të marrin kujdestarinë e përbashkët për djalin e tyre , i cili kishte lindur në vitin 2012.
Ylli britanik ishte martuar me Simon Koneckin në vitin 2018 sipas dokumenteve, edhe pse çifti ishte njohur shumë më herët.
Artikuj të ngjashëm
-
Adele nuk do t’i paguajë asgjë ish-bashkëshortit të saj, si pjesë e divorcit
-
Adele thotë se “pyetësori i karakterit” e bëri të kuptonte se duhej të ndahej nga burri
-
Adele flet për zemër të thyer në këngën e re “Hold On”
-
Me albumin e ri, Adele ia shpjegon shkurorëzimin të birit
-
Adele e turpëruar që martesa nuk i zgjati shumë