Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adele flet për zemër të thyer në këngën e re “Hold On”

Adele ka bërë të ditur se më 19 nëntor do të publikojë albumin e saj të ri, të titulluar “30”.

Këngëtarja britanike 33-vjeçare ka nisur tashmë publikimin e disa prej këngëve të albumit, ndërkohë që kënga e fundit që ka publikuar, e titulluar “Hold On” flet për zemër të thyer.

Adele duke folur rreth albumit të ri, i pari pas shumë vjetësh, ka deklaruar se në këtë projekt ka paraqitur edhe ndarjen nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki, me të cilin ka një djalë, Angelo, 9 vjeç.

“Doja t’ia sqaroj atij përmes këtij ingjizimi, që kur të bëhet 20 apo 30 vjeç ta kuptojë se kush jam dhe pse zgjodha vullnetarisht ta zbërthej gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime”, kishte deklaruar më parë Adele.

Ajo ka deklaruar se ishte e vështirë të shkruante lidhur me përfundimin e martesës, mirëpo ka shtuar se është krenare me çka ka arritur.

Artikuj të ngjashëm