Adele ka folur për albumin e saj të ri, ku ka thënë se është më personal për të se sa çdo projekt tjetër që ka bërë.
Në intervista publikuar nga Vogue ajo foli për albumin që thuhet se do të quhet “30”.
Adele ka thënë se divorci me Simon Koneckin ka ndikuar te djali i tyre 9-vjeçar, Angelo. Ajo tregoi se pavarësisht dhimbjes që po i shkaktonte djalit, ajo e dinte se po bënte gjënë e duhur me divorcin.
Adele ka thënë së albumi është më shumë rreth “unë që divorcoj veten”, teksa ka treguar se ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë dhe se përmes ushtrimeve fizike ka arritur ta mbledhë veten që të jetë më e fortë.