Përgjatë bisedës së saj me fansat gjatë një koncerti në Las Vegas në fundjavë, Adele u ka treguar atyre se po ndihet e gatshme për t’u bërë nënë përsëri.
Këngëtarja 35-vjeçare, e cila me ish-bashkëshortin Simon Konecki, ka një djalë 10-vjeçar që quhet Angelo, zbuloi me entuziazëm se tashmë ka një listë emrash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një video të shpërndarë në TikTok, Adele shihet duke diskutuar nga një adhuruese, e cila i kërkon këshilla lidhur me emrin e vajzës që ajo së shpejti pritet ta sjellë në jetë.
Ndërsa diskutonte emrat, Adele shpjegoi se ishte entuziaste me idenë që të bëhet nënë e dy fëmijëve në një të ardhme të afërt.
“Me të vërtetë dua të bëhem përsëri nënë, së shpejti”, tha ajo.
Adele tregoi edhe metodën që përdor për të gjetur emra të mundshëm fëmijësh. “Në të vërtetë kam shkruar lista. Kështu që sa herë që shoh një emër që më pëlqen, e shkruaj në telefonin tim”, tha ajo.
