Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adele dëshiron të bëhet sërish nënë

Këngëtarja Adele pasi pa doktorin e saj në audiencë gjatë një koncerti ka zbuluar se dëshpërimisht dëshiron të ketë edhe një bebe.

Përgjatë ngjarjes “Weekends With Adele” (special për Halloween), në Las Vegas, ylli po komunikonte me publikun dhe papritur e pa që doktori që e solli në jetë djalin e saj të parë ishte në turmë.

“Po shikoja dy herë, dhe ai ishte aty. Jam e dëshpëruar për një fëmijë tjetër, Colin, kështu që mund të të falënderoj. Djali im mbushi 11 vjet para disa javësh dhe nuk është më fëmijë, është çmenduri”, ka thënë ylli përderisa e ka përqafuar doktorin.

35-vjeçarja ka treguar se trupi i saj po e dëshiron një bebe.

“Mitra ka filluar të më dhembë nga pak. Po thotë se do bebe”, ka thënë këngëtarja.

Adele që ishte e veshur si Morticia Adams nga filmi “The Adams Family” për nder të festës së Halloweenit, shpërtheu në lot përderisa këndoi këngën “When We Were Young”.

Edhe Adele bën ndryshimin e madh muzikor për rolin e saj të parë në film Showbiz 3 d. më parë Adele bën ndryshimin e madh muzikor për rolin e saj të parë në film

Ajo ka një djalë 11-vjeç të quajtur Angelo, nga martesa e saj trivjeçare me Simon Konecki dhe ka deklaruar se është gati të bëhet nënë përsëri.

Ajo i tregoi audiencës se Colin është doktori që mirëpriti në jetë djalin e saj, ndërkohë që kërkonte falje për emocionet.