Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adele e turpëruar që martesa nuk i zgjati shumë

Këngëtarja Adele ka thënë se është e turpëruar që martesa e saj nuk i zgjati shumë.

Ylli 33-vjeçar ka pranuar se njerëzit mendonin që u martua me Simon Koneckin dy vjet para se zyrtarisht të martoheshin në vitin 2018. Kështu mendonin të tjerët, sepse Adele gjithmonë i është referuar si bashkëshort. Krijuesja e hitit “Hello”, që ka djalin Angelo e Koneckin, i dha fund martesës brenda pak muajsh.

“Koha që mendojnë mediat se isha e martuar është krejtësisht e gabuar. U martova kur isha 30-vjeçare, pastaj u largova. Gjithmonë e kam thirrur si bashkëshorti im, sepse kemi një fëmijë së bashku”, ka thënë Adele.

“Mediat nuk dinë asgjë. Nuk e dinë emrin e djalit dhe ditëlindjen. Jam përkujdesur për të gjitha këto”, ka shtuar këngëtarja britanike.

E pyetur se kur i dha fund martesës, Adele ka thënë për revistën “Vogue” se gjërat nuk po shkonin edhe aq mirë.

Edhe Adele u ndie e turpëruar nga fundi i martesës Showbiz Adele u ndie e turpëruar nga fundi i martesës

“Nuk dua të hyj në detaje, jam e turpëruar për këtë martesë. Ishte shumë e turpshme, sepse nuk zgjati shumë”, ka sqaruar ajo.

“Kur isha 30-vjeçare krejt jeta ime u bë copash dhe pa paralajmërim”, ka thënë Adele.

Ani pse Adele kishte bërë kërkesë për shkurorëzim gjatë vitit 2019, ka pranuar se me bashkëshortin ishte ndarë shumë më herët, para se të mësonin të gjithë.

“E kemi mbajtur për vete për shumë kohë. Është dashur të kemi kohë, sepse bëhej fjalë për fëmijën tonë. Gjithmonë ishte: ‘Ku është Adele?’ – ‘është duke punuar’, ose ‘Ku është Simoni?’ – ‘Ai është në Angli’”, ka thënë Adele.

Edhe Adele foli hapur për jetën personale dhe dashurinë Showbiz Adele foli hapur për jetën personale dhe dashurinë

Martesa e tyre nuk ka funksionuar, por krijuesja e hitit “Rolling in the Deep” ende është e afërt me Simonin dhe krenare që së bashku kanë një fëmijë.

“Atij ia besoj edhe jetën. Jam plotësisht në dijeni për ironinë se një vajzë zemërthyer kishte gjetur personin e duhur, por në fund e dreqosi. Nuk funksionoi. Zgjodha njeriun e përkryer për fëmijë. Është një prej gjërave më të mira që kam bërë ndonjëherë”.