Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adele nuk do t’i paguajë asgjë ish-bashkëshortit të saj, si pjesë e divorcit

Adele nuk do t’i jap ish-bashkëshortit të saj Simon Konecki ndonjë mbështetje bashkëshortore financiare si pjesë e divorcit të tyre.

Këngëtarja 32 vjeçare dhe biznesmeni 46 vjeçar janë pajtuar po ashtu që të ushtrojnë kujdestari legale dhe fizike për djalin e tyre tetë vjeçar, Angelo.

Detajet për divorcin e tyre pas pesë vjetësh martesë janë finalizuar tashmë.

Nga gjykata në rastin e divorcit të çiftit të famshëm është bërë e ditur për TMZ se “Secila palë ka të drejtën të kërkojë ose të fitojë ndonjë mbështetje bashkëshortore nga pala tjetër”.

Mirëpo, palët janë pajtuar që të mos kërkojnë asgjë nga njëri-tjetri.