Adele dhe Simon Konecki kanë finalizuar divorcin e tyre gati dy vjet pasi janë ndarë.
Këngëtarja e hitit “Someone Like You” dhe themeluesi i një organizate karitasi tashmë janë “zyrtarisht të divorcuar” pasi gjyqtari i rastit më në fund e ka përfunduar martesën e tyre, bënë të ditur US Weekly.
Kjo ka ardhur vetëm pak pasi Adele ishte detyruar të përdorte ndërmjetësues për të ndarë me bashkëshortin pasurinë e saj prej 190 milionë dollarësh.
Ish-çifti i famshëm kanë lajmëruar se janë duke u ndarë, në prill të vitit 2019 ndërkohë që, pesë muaj më vonë, Adele kishte aplikuar për divorc.
Çifti kanë një fëmijë nga martesa, djalin e quajtur Angelo.
Artikuj të ngjashëm
-
Adele thotë se “pyetësori i karakterit” e bëri të kuptonte se duhej të ndahej nga burri
-
Adele e turpëruar që martesa nuk i zgjati shumë
-
Adele zyrtarisht e divorcuar, ndan kujdestarinë e djalit me ish-bashkëshortin
-
Adele nuk do t’i paguajë asgjë ish-bashkëshortit të saj, si pjesë e divorcit
-
Adele përdori ndërmjetës për të ndarë pasurinë multi-milionëshe me ish-bashkëshortin