Ylli i njohur i muzikës, Adele, i ka zbuluar disa plane të mëdha për vitin 2023.
Këgëtarja e famshme britanike u paraqit në episodin e ri të emisionit “The Graham Norton Show”, ku ndër të tjera, deklaroi se po shpreson që deri në vitin e ardhshëm të bëhet edhe me një fëmijë.
Planet e saj për t’u bërë sërish nënë u zbuluan kur prezantuesi i shout, Graham Norton, e pyeti për datat e reja të koncerteve të planifikuara në Las Vegas, koncerte këto të cila Adele u detyrua t’i shtyjë për shkak të disa vonesave të shkaktuara nga pandemia.
Yli i hitit “Hello” e cila në nëntorin e kaluar e lansoi albumin e ri me titull, “30”, me këmbëngulje tha se koncertet do të mbahen gjatë 2022-s, pasi planifikon që në vitin e ardhshëm ta sjell në jetë një fëmijë.
“Vitin e ardhshëm dua ta kem edhe një fëmijë,” tha këngëtarja duke qeshur. “Kam plane për vitin 2023! Imagjinoje sikur të më duhet t’i anulojë koncertet për shkak se jam shtatzënë”.
Adele tashmë e ka djalin 9-vjeçar, Angelo, me ish-bashkëshortin Simon Konecki.
Këngëtarja aktualisht është në lidhje dashurie me agjentin e sportit, Rich Paul. Gjatë intervistës së fundit për revistën “Rolling Stone”, ajo e përshkroi lidhjen mes tyre si diçka të jashtëzakonshme.
Çifti asnjëherë nuk e ka konfirmuar kohën e saktë kur ka filluar kjo romancë, por spekulimet rreth lidhjes së tyre filluan në korrik të vitit 2021 me t’u fotografuar së bashku në një lojë basketbolli.
{gallery}