Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Adam Lambert e do rolin e Elvis Presleyt në filmin biografik

Adam Lambert dëshiron që më çdo kusht të luajë yllin e rockut ne filmin e ri për jetën e tij.

Regjisori Baz Luhrmann është ai që do ta drejtojë filmin kurse ylli Tom Hanks do të luaj rolin e menaxherit të Presleyt, Colonel Tom Parker, përcjell Canoe.com .

Gjatë një paraqitje në një emision televiziv australian ditë më parë, 37 vjeçari u shpreh se do të ishte shumë i interesuar për rolin e Elvis Presleyt pas suksesit të madh të filmave të rinj biografik si “Bohemian Rhapsody” për Queen dhe “Rocketman” që bazohet në jetën e Elton John.

“Po flitet se është një për Elvisin duke u përpunuar” thotë Lambert për mundësinë që të luaj mbretin e rockut. “Më kanë krahasuar me të mjaft shumë”, shkruan KOHA Ditore.

Pastaj krijuesi i hitit “Whatya Want From Me”, u kthye nga kamera dhe buzëqeshi: “Më provoni mua, ju lutem”.

Lambert tani është duke u përgatitur për studio albumin e tij të katërt “Velvet”, dhe do të jetë në turne si pjesë e Queen + Adam Lambert që fillon më 10 korrik.

Artikuj të ngjashëm