Miles Teller dhe Harry Styles njoftohet se po garojnë për ta luajtur Elvis Presleyn në biopikun e ardhshëm të rockut të Baz Luhrmann.
Aktori i “Whiplash” dhe këngëtari i “Sign of the Times” janë në mesin e pesë yjeve të rinj të cilët janë kërkuar t’u nënshtrohen testeve për filmin, sipas “The Hollywood Reporter”.
Ylli i Baby Driver, Ansel Elgort, Aaron Taylor-Johnson dhe aktori i “The Shannara Chronicles”, Austin Butler, thuhet se gjithashtu janë në garë për filmin.
Tom Hanks tashmë ka nënshkruar për ta luajtur menaxherin kontrollues të Elvisit, kolonelin Tom Parker në film, i cili do të përqendrohet në ngritjen e këngëtarit të hitit “Blue Suede Shoes” në yllin më të madh të muzikës, si dhe marrëdhënien e tij me Parkerin, shkruan KOHA Ditore.
I lindur në Holandë si Andreas Cornelis van Kuijk, Parker e kontrollonte çdo aspekt të karrierës së Elvisit dhe asnjëherë nuk e lejoi atë të shkonte në turne jashtë SHBA-së, pasi ai nuk do të ishte në gjendje ta ndiqte klientin e tij për shkak të mungesës së pasaportës.
Edhe
U shfaq premiera e filmit “Elvis” në Londër
Ai e zbuloi këngëtarin si një person të panjohur dhe e ndihmoi ta nënshkruante kontratën e tij të parë të incizimit dhe ta ndiqte një karrierë të suksesshme të aktrimit. Megjithatë, marrëdhënia e tyre më vonë u bë e tensionuar pasi Elvisi kishte probleme me drogën dhe peshën e tepërt para vdekjes në moshën 42-vjeçare, në vitin 1977.
Sipas “The Hollywood Reporter”, njoftimi rreth asaj se kush do ta luajë Elvisin pritet më vonë këtë muaj (19 korrik).