Aktori amerikan George Clooney ka thënë se së fundmi është irrituar nga disa deklarata që regjisori i njohur, Quentin Tarantino, i ka bërë për të.
George, i cili ka bashkëpunuar me Tarantinon në komedinë e vitit 1996, “From Dusk Till Down” të Robert Rodriguesit, i ka thënë revistës GQ se Quentin “ka folur disa fjalë pa lidhje për mua së fundmi dhe jam pak i irrituar nga ai”.
“Ai ka bërë një intervistë ku numëronte yjet e filmit dhe po fliste për Brad Pittin e dikë tjetër e pastaj intervistuesi e pyet ‘po George?’ dhe ky i thotë ‘ai nuk është yll filmi’, e pastaj i thotë ‘përmendma një film të tij që nga mileniumi’”, ka cituar George të ketë thënë Tarantino. “...që nga mileniumi? Kjo është e gjithë karriera ime”.
63-vjeçi që ka fituar dy çmime Oscar ka thënë se ia ka vënë syrin teatrit.
“E kam shkruar një shfaqje teatrale, ‘Good Night and Good Luck’, do të jem në Brodway. Gjashtë muaj të jetës do t’i kaloj në New York, do t’i jap vetes kohë me fëmijët, sepse më pëlqen t’i dërgoj me veturë në shkollë dhe po kalojmë kohë me të vërtetë të mirë me gruan”, ka thënë ndër të tjera George.
Ai ka cekur gjithashtu se nuk po ka dëshirë që t’i mungojnë këto momente, por i pëlqeu shumë mundësia për të shkruar shfaqje teatrale.
“Më erdhi mundësia të bëj diçka që s’kam bërë më parë. Nuk kam qenë asnjëherë në Broadway”, ka thënë aktori.
George Clooney dhe Brad Pitt në prapaskenat e bërjes së fotografive për GQ: