Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkuar në pushime në Sardinia të Italisë, me të dashurin e ri, Simos Liakos.

34 vjeçja, në fillim të kësaj jave, u pa në praninë e arkitektit nga Greqia, duke shijuar rrezet e diellit në bregdetin Italian, shkruan revista People.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Rexha pati konfirmuar fundin e lidhjes së saj trivjeçare me ish-të dashurin Keyan Safyari, dy javë pasi kishte ndarë me ndjekësit e saj disa mesazhe ku ai fliste negativisht rreth peshës që ajo kishte fituar.

Gjatë një performance në Londër, më 28 korrik, ajo kur po fillonte të këndonte këngën “Atmosphere” duke i thënë publikut që sapo kishte përfunduar lidhjen dhe po kalonte kohë të vështirë emocionale.
“Sapo kam përfunduar lidhjen, tani mund të bëhem emocionale prandaj duhet të më ndihmoni”, pati shkruar ajo.

LEXO EDHE:
-
Bebe Rexha u kërkon fansave t'ia gjejnë një baba potencial për fëmijën e saj
-
Bebe Rexha po i shijon pushimet në Kroaci: S’do të largohem kurrë
-
Bebe Rexha në Dubai, i reagon komentueses: Jam duke punuar
-
Bebe Rexha me “stil të ri” të flokëve
-
Bebe Rexha nominohet për herë të parë në MTV VMA si artiste e pavarur