Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po i shijon pushimet në diellin përvëlues.
Këtë e ka bërë ajo të ditur në rrjetin social Instagram, ku nëpërmjet 11 fotografive tregoi se pushon në Kroaci, gjegjësisht në ishullin e turistëve Hvar.
Rexha tregoi se në Kroaci ka shkuar me shoqëri, ku u shfaq e veshur në bikini, në një plazh mbresëlënës.
“Unë s’do të largohem kurrë. Nuk mund të më detyrosh!”, ka shkruar Rexha.
Në një postim paraprak, këngëtarja shqiptare ka shkruar “E dua Kroacinë”.
Projekti i fundit muzikor i Bebe Rexhës është "Im the Drama", i publikuar muaj më parë.