Showbiz

Blake Lively thotë se ka marrëdhënie të afërt me vjehrrën

Blake Lively me vjehrrën e saj, Tammy Raynolds

Blake Lively me vjehrrën e saj, Tammy Raynolds

Aktorja e njohur, Blake Lively, e cila është e martuar me, aktorin, Ryan Reynolds, ka thënë se ka marrëdhënie shumë të afërt me vjehrrën, Tammy Reynolds.

Ajo ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet grave të familjes kanë shumë rëndësi për të, ndërkohë që ka bërë shaka se është me Ryanin, "vetëm që të qëndrojë afër nënës së tij".

“Marrëdhëniet ndërmjet grave janë gjithçka për mua. Që nga nëna ime, e deri te fëmijët, vjehrra ime është më e mira. Ajo e ka shtyrë burirn tim ta merrte me vete në shown ‘The View’. Ajo është më e mira. Jam shumë me fat. Kjo është arsyeja pse jam me burrin tim, për të qenë afër saj. Por marrëdhëniet ndërmjet grave janë shumë me rëndësi”, ka thënë Blake për revistën OK!.

Ndërkohë, aktorja, e cila luan rolin kryesor në projektin filmik “It Ends With Us”, ka insistuar se nuk ka qenë fare e shqetësuar që do ta merrte këtë punë menjëherë pas lindjes së fëmijës.

“Mendoj se kjo është hera e parë që nuk jam ndier e frikësuar. Nuk e di pse, ndoshta që solla në jetë një fëmijë tre muaj përpara dhe mendova ‘Oh Zot, çfarë jam duke bërë’, kisha gjëra të tjera për të cilat duhet të brengosesha”, ka thënë Blake.