Këngëtari i njohur i popit, Justin Timberlake, ka pretenduar se ka pirë “vetëm një martini” para se të arrestohej për vozitje në gjendje të dehur, në Sag Harbor të New Yorkut të martën.
43-vjeçari i ka thënë zyrtarit policor se e ka pirë vetëm një pije, pasi është ndaluar prej tyre.
Një burim për New York Post ka thënë “polici ishte aq i ri sa ai as nuk e dinte kush ishte Timberlake”. “Ai nuk e njihte atë apo emrin e tij”, ka thënë ky burim.
Sipas dokumenteve të cilat i ka parë “PEOPLE”, Timberlake u ka thënë autoriteteve se ka pirë një martini dhe i ka përcjellë miqtë për në shtëpi.
Në raport, supozohet se ylli i popit nuk ka ndaluar në një shenjë të ndalimit dhe se nuk ka arritur “të rrinte në anën e djathtë të rrugës”.
Polici ka parë se sytë e tij kanë qenë “të kuq dhe të shkëlqyeshëm, ka pasur erë të rëndë të alkoolit në frymë, nuk ka qenë i vëmendshëm, fliste ngadalë, nuk ishte i qëndrueshëm në këmbë dhe nuk ka dalë mirë në teste”.
Edhe
Kush e lajmëroi në polici Justin Timberlaken?
Pasi është dërguar në stacionin policor dhe i është lexuar raporti, Timberlake ka thënë: “Jo nuk do ta bëj testin kimikal, refuzoj”.
Ai tani akuzohet për ngasje në gjendje të dehur. Këngëtari është liruar, pasi është mbajtur tërë natën dhe pritet të dalë në gjyq më 26 korrik.
Timberlake ka qenë duke e shijuar një darkë me shoqërinë para se të arrestohej.
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur
-
Miratohet kërkesa e Timberlakeut për të ndaluar publikimin e videos së arrestimit
-
Justin Timberlake nuk dëshiron t’i publikohen pamjet e arrestimit në vitin 2024
-
Timberlake u bën thirrje njerëzve të mos e ngasin veturën pasi kanë konsumuar alkool