Showbiz

Massiel Taveras bashkëndien me Kelly Rowlandin pas incidentit të njëjtë në Cannes

Massie Taveras dhe Kelly Rowland

Massie Taveras dhe Kelly Rowland

Aktorja e njohur domenikane, Massiel Taveras, përmes InstaStory e ka vlerësuar si “mbretëreshë” këngëtaren e mirënjohur Kelly Rowland, pasi të dyja patën të njëjtin incident me një anëtare të sigurimit në tepihun e kuq të Fetsivalit të Filmit në Cannes.

39 vjeçja Taveras, gjatë vikendit, postoi disa linqe të lajmeve me fotografi të Kellyt, të cilat raportonin reagimin e saj ndaj një anëtareje të sigurimit në tepihun e kuq të Festivalit të Cannes, ku ajo shihet duke e ngutur Kellyn ta tejkalojë tepihun e kuq. 

Këngëtarja shihet teksa kthehet kah anëtarja e sigurimit për t'i thënë “mos më fol ashtu, nuk je nëna ime ti”, raporton Page Six.

 

Taveras, ndërkohë, ka shkruar se “na duhet respekti”, pasi edhe ajo kaloi nëpër të njëjtin incident me po të njëjtën anëtare sigurimi, e cila mundohej ta ngutë atë për t'i kaluar shkallët, ndërsa ajo dëshironte të shfaqte bishtin e gjatë të fustanit të saj, mbi të cilin kishte të printuar figurën e Jezu Krishtit.

Ndërkohë që nuk dihet se çfarë u ka thënë yjeve anëtarja e sigurimit, të dyja videot u bënë virale nëpër rrjete sociale e media.

Pas incidentit, Kelly u bë emocionale kur e kujtoi atë që ndodhi në ngjarjen gala që u organizua kundër sëmundjes AIDS, në “amfAR Cinema” në Cannes.

“Ajo grua e di se çfarë ka ndodhur. Unë e di çfarë ndodhi. Unë kam kufij dhe qëndroj me ta. Ka pasur edhe të tjera gra të pranishme në atë tepih të kuq të cilat nuk dukeshin si unë dhe nuk u qortuan, nuk u shtynë dhe nuk i nguti askush. Unë qëndrova kryelartë dhe ajo deshi të bënte njëjtë, por unë qëndrova kryelartë”, ka thënë Kelly për AP.