Aktorja e njohur e Hollywoodit, Susan Sarandon, ka kërkuar falje pasi ka bërë një deklaratë antisemitike përgjatë nëntorit, raporton People.
Ajo ka postuar kërkim-faljen në profilin e saj në Instagram përgjatë të premtes.
“Kohët e fundit, mora pjesë në një tubim së bashku me një grup të ndryshëm aktivistësh që kërkonin të theksonin krizën humanitare urgjente në Gaza dhe të bëja thirrje për armëpushim. Nuk kisha planifikuar të flisja, por më ftuan të ngjitesha në skenë dhe të thosha disa fjalë”, ka filluar Sarandoni. “Do të vazhdoj angazhimin tim për paqen, të vërtetën, drejtësinë dhe dhembshurinë për të gjithë njerëzit. Shpresoj se mund të takohemi me dashuri dhe gatishmëri për t'u angazhuar në dialog, veçanërisht me ata me të cilët nuk jemi dakord”.
Deklarata dhe ndjesa e Sarandonit vjen pasi PEOPLE konfirmoi muajin e kaluar se ajo ishte pushuar nga agjencia, “UTA”, pasi komentet e saj të diskutueshme u shpërndanë gjerësisht në fund të nëntorit.
Aktorja kishte thënë se hebrenjtë amerikanë po “e shohin si është ndjenja e të qenit mysliman në këtë vend”.
Ajo më pas ka kërkuar falje duke deklaruar se fraza të cilën e ka përdorur “është një gabim i tmerrshëm. Përpjekja ime ishte të shpreh solidaritet dhe kërkoj falje që dështova ta bëj”.