Ylli televiziv, Nick Cannon, ka treguar se paguan rreth 200 mijë dollarë për t’i çuar 12 fëmijët e tij në parqet e Disneyt, raporton FoxNews.
Ai për këtë ka folur në emisionin “The Breakfast Club” dhe ka thënën se e viziton parkun të paktën një herë në muaj për të festuar ditëlindjen e ndonjërit nga fëmijët apo thjesht për të kaluar disa ditë pushimi.
Cannon gjithashtu tregoi se i pëlqejnë shumë shëtitjet atje, përfshirë edhe atëherë kur merrte bileta falas për në Disneyland kur ai ishte nikoqir i ngjarjeve të mëngjeseve të Krishtlindjeve nga viti 2009 deri më 2013.
Në atë kohë ai ishte baba vetëm i fëmijëve Moroccan dhe Monroe që i ka me ish-gruan e tij, këngëtaren Mariah Crey.
“Çdo ditëlindje dhe Krishtlindje, jam në Disneyland të paktën një herë në muaj, sigurisht paguaj rreth 200 mijë dollarë në vit atje”, ka thënë ylli.
Cannon ka mirëpritur fëmijën e tij të 12-të dhjetorin e kaluar, një vajzë me emrin Halo Marie, të cilën e ka me Alyssa Scot.
Ai gjithashtu ka dy djem e një vajzë me Brittany Bell.
Cannon dhe Abby de la Rosa janë prindër të binjakëve Zion Mixolydian dhe Zillion Heir, 2 vjeç dhe vajzës Beautiful Zeppelin, 1 vjeçe.
Ai gjithashtu ka djalin Legendary Love, 1 vjeç, me Brie Tiesi. Cannon dhe LaNisha Cole janë prindër të vajzës Onyx Ice, 1 vjeç.
43-vjeçari shpjegon se pse ka dashur të ketë kaq shumë fëmijë.
“Mund të kisha ndaluar, apo edhe të mos bëja më fëmijët. Por unë po e doja këtë ndjenjë dhe nuk isha kurrë kundër. Pra, kam punuar shumë edhe nëpërmjet terapisë, po, më pëlqen të jem baba. Unë e dua jetën që ata më japin”, ka thënë ai.