Komediani i famshëm, Nick Cannon, ka thënë se synon të jetë po aq i pasur sa Oprah Winfrey, në mënyrë që të jetë në gjendje të i mbajë mirë 12 fëmijët e tij.
Cannon, i cili shpesh quhet “njeriu që punon më shumti në showbiznes” për punën e tij në “The Masked Singer USA” si dhe punë të tjera që bën nëpër të tjera projekte, po aspiron të ketë pasuri sa gazetarja e mirënjohur Oprah Winfrey, e cila thuhet se ka rreth 2.8 miliardë dollarë pasuri.
“Thonë se jam njeriu që punoi më së shumti në showbiz, por dua të jem më i mençuri që punoi më së shumti në showbiz, dua të ngjitem në lartësinë e Tyler Perry e Oprahs e Reese Witherspoonit, këta janë ata që bëjnë miliardat. Jam gati në atë stad, por ata nuk punojnë aq shumë sa punoj unë”, ka vazhduar ylli.
Ai gjithashtu ka thënë se ka 12 fëmijë që duhet t’i ushqejë, për të cilët ka thënë se janë të mrekullueshëm dhe ai dëshiron të jetë babai më i mirë që mundet për ta, dhe se ata janë arsyeja që ai punon aq shumë.
“Sezoni i 11, kush do të mendonte së do t’ia dilnim të vijmë deri këtu? Jam shumë i emocionuar që na u bashkua edhe Rita Ora. Po duket sikur është ndonjë program për shkëmbimin e studentëve, pasi Nicole Scherzinger shkoi në Britani”, ka thënë ai për Extra TV.
Nick Cannon ka 12 fëmijë më gra të ndryshme. Ai ka binjakët Moroccan dhe Monroe me ish-gruan e tij yllin Mariah Carey, ka tre fëmijë të tjerë me yllin Brittany Bell, dy binjakë të tjerë dhe një vajzë i ka me Abby De La Rosa, një djalë më LaNisha Cole si dhe është baba i një vajze të vogël që quhet Halo Marie Cannon.
Ai gjithashtu ka qenë baba i një djali që quhej Zen, i cili vdiq kur ishte 5 muajsh pasi u diagnostikua me kancer të trurit.