Showbiz

Dua Lipa ndahet nga i dashuri Romain Gavras

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është ndarë nga i dashuri i saj, regjisori Romain Gavras, pas një lidhje tetëmujore, raportoi të dielën “The Sun”.

Ylli i muzikës ka njoftuar në mars që është në lidhje me regjisorin 42-vjeçar, kur u fotografuar duke shkuar bashkë në shtëpi nga sfilata e Javës së Modës në Paris në Saint Laurent.

Siç u raportua, këngëtarja 28-vjeçare ka vendosur që të përqendrohet vetëm në muzikë para publikimit të albumit të saj të tretë.

Me këngën e saj të fundit, Houdini, të lansuar muajin e kaluar, ylli ka thënë se do të largohet nga francezi.

“Dua dhe Romain kanë ndarë rrugët pas një dashurie disamuajshe. Ata i dhanë fund gjërave para se ato të përkeqësoheshin”, ka thënë një burim për mediumin britanik.

Dyshja për herë të fundit u panë muajin e kaluar duke shijuar një natë së bashku, teksa iu bashkua edhe vëllai i Duas, Gjini.