Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa ua prezanton të dashurin prindërve

Dua Lipa ka bërë hapin tjetër në marrëdhënien e saj me Romain Gavrasin, pasi e ka prezantuar me prindërit e saj për herë të parë në Ibiza të martën.

Këngëtarja, 28-vjeçare, dhe i dashuri i saj, 42 vjeç, darkuan nën dritën e hënës në restorantin “Juntos House” ku u bashkuan me nënën e saj Anesën dhe babanë Dukagjinin.

Dua dukej sensacionale ndërsa kishte veshur një fustan të bardhë pa mëngë që shpërfaqte më së miri stilin e saj. Fustanin e kombinoi me një palë këpucë po ashtu të bardha.

Romain, që është regjisor i videove muzikore kishte veshur një bluzë të gjelbër të errët, ka shkruar “DailyMail”.

Image

Ndërkohë Dua ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me prindërit e saj. Ajo poston gjatë tërë kohës fotografi dhe video edhe me familjarë të tjerë nëpër rrjetet sociale, ka shkruar mediumi anglez, duke shtuar se kjo tregon se ajo është shumë e afërt me familjen dhe miqtë.

Edhe Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në një ceremoni private në Londër Showbiz 1 muaj më parë Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në një ceremoni private në Londër

“Dua dhe Romain kanë qenë qetësisht duke u njohur me njëri-tjetrin për disa muaj. Ata kanë qenë duke u kënaqur duke kaluar kohë së bashku. Çifti u takua me rrethin e ngushtë të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë gjëra të përbashkëta”, pati thënë një burim për “The Sun” kohë më parë. “Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Të dy janë njerëz me të vërtetë krijues”.

Dua dhe Romain, ish i dashuri i Rita Orës, dolën në publik bashkë për herën e parë në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës në maj.

Image