Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kush është i dashuri i spekuluar i Dua Lipës?

Dua Lipa është fotografuar me një burrë, për të cilin mediat po spekulojnë se është i dashuri i saj i ri, në disa ngjarje publike. Prandaj, adhuruesit e këngëtares me prejardhje kosovare janë kureshtarë të dinë me shumë për të.

Fjala është për regjisorin francez 41-vjeçar, Romain Gavras. Ylli 27-vjeçar i muzikës pop është spikatur teksa largohej nga një sfilatë mode në Paris, e kapur dorë për dorë me Gavrasin. Ata po ashtu ishin fotografuar së bashku muajin e kaluar, teksa largoheshin nga ceremonia “BAFTA”.

Prandaj, në media e portale të ndryshme po spekulohet se këngëtarja e hitit “Levitating” është duke e shijuar një dashuri të re në jetën e saj.

Romain e ka bërë regjinë e videoklipeve muzikore të artistëve të njohur si, Kanye West dhe M.I.A. Po ashtu, ai ka qenë në lidhje romantike me këngëtaren tjetër me prejardhje kosovare, Rita Ora, përpara se ajo të martohej me regjisorin Taika Waititi.

“Dua dhe Romain kanë disa muaj që po krijojnë njohje me njëri-tjetrin, dhe e kanë shijuar kohën që e kanë kaluar së bashku. Ata u takuan përmes miqve gjatë periudhës së festive të fundvitit dhe duket qartë se kanë shumë gjëra të përbashkëta. Dua e di sa e rëndësishme është që ta gjej dikë i cili e njeh industrinë e muzikës dhe mendon se Romain e kupton plotësisht. Që të dy janë njerëz shumë kreativ dhe përshtaten mirë me njëri-tjetrin si çift”, tha një burim për gazetën “The Sun”.

Edhe Dua Lipa ndahet nga i dashuri Romain Gavras Showbiz Dua Lipa ndahet nga i dashuri Romain Gavras
Image

Nga ndarja e saj nga ish i dashuri, Anwar Hadid, Lipa është përfolur për lidhje me persona të ndryshëm si, Jack Harlow dhe Trevor Noah.

Këngëtarja ishte në lidhje me Anwarin, i cili është vëllai i vogël i supermodeleve Gigi dhe Bella, për më shumë se dy vjet. Çifti u nda në vitin 2021.

Image
Dua Lipa - Romain Gavras

Image

Rita Ora dhe Romain Gavras më 2020