Aktorja e njohur nga seriali “Beverly Hills, 90210”, Shannen Doherty, ka treguar se pasi i ishte nënshtruar një operimi pas diagnositkimit me kancer të trurit në vitin 2020, nuk kishte fuqi as të mbante një gotë në dorë.
Shannen, pasi zbuloi se kanceri ishte përhapur edhe në eshtra, ka treguar në intervistë për “People” për vështirësitë e saja.

“U desh ta marrin një mostër. Ishte padyshim një nga gjërat më të frikshme që kam kaluar gjatë gjithë jetës”, ka thënë aktorja për revistën “People”.
52-vjeçarja ka shpjeguar se si për disa muaj kishte humbur fuqinë dhe s’po mund të mbante as gotë në dorë. Tregon se operacioni i shkaktoi probleme në dorën e djathtë.
“Më kanë dhënë shumë steroide në mënyrë që të largoheshin ënjtjet e trurit. Kam një reagim të tmerrshëm prej steroideve, kështu që u përpoqa ta ulja dozën, pastaj si pasojë truri më fryhej pak më shumë, dhe dora ndalonte së punuari plotësisht. Ne ngulim këmbë nëpër lloj-lloj gjërash të çmendura, apo jo?”, ka thënë ylli.
Ajo tregoi se ka punuar pa pushim për t’i rimarrë aftësitë motorike.
"Herën e parë që një gotë më rrëshqiti nga dora, thash me vete: 'Jo, jo, jo, jo, jo, jo. Kjo nuk po ndodh. Do të punoj për këtë.' Dhe kështu bëra”, ka thënë Shannen, që ishte diagnostikuar më 2015 edhe me kancer të gjirit, para se t’i ndodhte diagnostikimi me kancer në tru.
Ani pse kanceri po i përhapet, ylli i Hollywoodit nuk po heq dorë nga optimizmi.
"Gjëja që më pëlqen t'i them kujtdo, përfshirë edhe vetes, është se bëhet fjalë për të shtyrë dy, tre, katër dhe pesë vjetët e ardhshme, sepse në atë periudhë kohore, do të ketë një protokoll tjetër të ri, një provë të re klinike. Ka gjithmonë diçka. Kështu që thjesht po përpiqem të arrijë deri në atë pikë”, ka thënë ajo.