Showbiz

Jennifer Lawrence tregon nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjike

Aktorja e Hollywoodit, Jennifer Lawrence, ka mohuar spekulimet se ka bërë ndërhyrje kirurgjike.

Ajo ka shpjeguar se tretmanët kozmetik që i bën në fytyrë i ndryshojnë për të mirë konturimin kur grimohet nga grimeri i saj, Hung Vanngo.

“Mendoj se është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë grimi sepse punoj me Hung i cili më aplikon laps mbi vijën e buzëve. Unë e quaj ‘kirurg plastik’ për shkak se të gjithë po mendojnë që kam bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike”, ka thënë Jennifer për Kylie Jenner gjatë një bisede për “Interview Magazine”, më 27 nëntor.

Ajo pastaj vazhdoi duke shpjeguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, vetëm po plaket në mënyrë natyrale.

“Fillova në moshën 19-vjeçare, kështu që marr fotografitë para dhe pas, nga mosha 19 deri në 30 vjeç, dhe mendoj me vete ‘Unë jam rritur. Humba peshë në fytyrë dhe fytyra ndryshoi ngaqë po plakem”, ka shpjeguar 33-vjeçarja.