Showbiz

Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit po bëhet aktore

Vajza e aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne Jolie-Pitt, po e merr seriozisht aktrimin

15-vjeçarja po ndjek hapat e nënës së saj dhe të dyja po bashkëpunojnë në një projekt të ri në “Broadway”.

Pasi dyshja nënë-bijë mori pjesë në premierën botërore të produksionit “The Outsiders" në Playhouse La Jolla në San Diego në fillim të këtij viti, të dyja u frymëzuan të ishin pjesë e produksionit “Broadway”.

"Viv më kujton nënën time në atë se ajo nuk është e fokusuar në të qenit në qendër të vëmendjes por në të qenit një mbështetje për krijuesit e tjerë", tha Jolie për” Fox News Digital”, shkruan FoxNews.

"Ajo mendon shumë dhe seriozisht në lidhje me teatrin dhe punon shumë për të kuptuar më së miri se si të kontribuojë", shtoi ajo.

Ndërsa Angelina do të marrë rolin e producentes kryesore për lansimin e ardhshëm në “Broadway”, Vivienne do të përfshihet nga afër në prodhim si asistente vullnetare e nënës së saj.