Showbiz

Adele refuzoi ta blinte rezidencën e Stallones pa statujën e “Rockyt”

Këngëtarja britanike, Adele, ishte më se e gatshme ta blinte një rezidencë të aktorit me famë botërore, Sylvestre Stallone, por fillimisht e refuzoi pasi statuja e “Rockyt” nuk ishte pjesë e marrëveshjes.

Këngëtarja 35-vjeçare shpenzoi 58 milionë dollarë në këtë çështje në Los Anxhelos vitin e kaluar dhe ka bërë disa rinovime në pronën luksoze.

Stallone, 76 vjeç, ka bërë emër nën rolin si boksieri “Rocky Balboa”, duke filluar me filmin e parë në vitin 1976 dhe vazhdimet e mëvonshme të projekteve filmike.

Dhe duket se Adele - e cila thuhet se është e fejuar me agjentin sportiv, Rich Paul, dhe ka djalin 10-vjeçar Angelo me ish-bashkëshortin Simon Konecki - është adhuruese e madhe e “Rockyit” pasi ajo nuk ishte e gatshme të nënshkruante marrëveshjen finale pa statujën e tij.

Duke folur për “The Wall Street Journal”, Stallone ka pohuar se Adele ka thënë se “kjo nuk është marrëveshja”.

Megjithatë, fituesja e çmimit “Grammy” ka arritur ta bindte ikonën e Hollivudit të heqë dorë nga ky produkt kaq i dashur për të.

Ai ka lavdëruar ndërhyrjet që Adele po i bën në pronë.

“Më pëlqen ajo që po bën. Po e bën të mrekullueshme”, ka thënë Stalone.

Prona me tetë dhoma gjumi është në një tokë prej tre hektarësh. “Los Angeles Times” ka raportuar se çmimi i shitjes ishte gati 50 për qind më lirë se çmimi fillestar që e priste Stallone prej 110 milionë dollarësh.

Aktori i “Creed” kishte lënë me të vërtetë shijen e tij në rezidencë, duke e shndërruar shtëpinë e stilit mesdhetar në një rezidencë bashkëkohore, me hapësira banimi të pajisura me dritare dhe dyer me kornizë çeliku. Një studio arti u vendos gjithashtu në garazhin me tetë makina dhe thuhet se një shtëpi mysafirësh u shtua në pronë.

Shtëpia përfshin kinema, palestër, bar dhe madje edhe një dhomë cigaresh.

Fqinjët e kësaj prone janë Justin Bieber dhe Denzel Washington.