Showbiz

Këngëtarja serbe intrigon publikun duke bërë një shenjë me dorë, mesazh i fuqishëm prapa

Këngëtarja serbe, Doris Miloseviq, ka performuar të enjten në garën e këngës në Serbi për Eurovision. Në fund të performancës ajo ka bërë një shenjë me dorë që ka intriguar audiencën, dhe më vonë ka sqaruar veprimin.

Një mesazh fshihet pas asaj shenje.

“Ajo shenjë është thirrje për ndihmë për viktimat e dhunës, shenjë që u ngrit gjatë karantinës kur nuk mundën të dalin në publik dhe të tregonin çfarë po u ndodhte, por duhej të tregonin fshehurazi përmes video-thirrjes”, ka thënë ajo, shkroi index.

“Kur bën shenjën, nënkupton se je e kërcënuar dhe tani është shenjë universale për viktimat e dhunës”.