Showbiz

Madonna u përgjigjet kritikave për pamjen e saj

Madonna nuk është frikësuar asnjëherë që të flasë, sidomos kur ajo është temë e diskutimit.

Mbretëresha e muzikës “Pop” ka dalë të dielën në skenën e “Grammy Awards” për të ndarë çmimin për pop grupin më të mirë, me të cilin u vlerësuan këngëtarët, Sam Smith dhe Kim Petra, për këngën e tyre “Unholy”.

Petra është artistja e parë trasgjinore që ka fituar në këtë kategori, duke shënuar një moment historik, për të cilin Madonna tha se disa e humbën duke u fokusuar në pamjen e saj.

“Në vend se të fokusoheshin në atë që thashë në fjalimin tim, i cili kishte të bënte me falënderimin për mostrembjen e artistëve si Sam dhe Kim. Shumë njerëz zgjodhën të flisnin vetëm për fotot e mia nga afër…”, ka shkruar Madonna në Instagram.

Ajo u zgjidh madje "Mbretëresha e Provokimit" në rrjetet sociale, për paraqitjen e saj në Grammy.

Këngëtarja 64-vjeçare iu përgjigj komenteve, duke u përballur me "shkëlqimin e moshës dhe mizogjinisë" ndaj grave që janë mbi 45 vjeç.

“Unë kurrë nuk kam kërkuar falje për asnjë nga zgjedhjet krijuese që kam bërë, as për mënyrën se si dukem apo vishem dhe nuk do ta bëjë këtë. Unë jam degraduar nga mediat që në fillimet e karrierës sime, por e kuptoj që e gjithë kjo është një provë dhe jam e lumtur që bëj rrugën e duhur, në mënyrë që të gjitha gratë pas meje ta kenë më të lehtë në vitet në vijim

Për ta thjeshtuar atë që ka shkruar, Madonna ka cituar edhe një pjesë nga albumi i fundit i Beyonces “Renaissance” ku thuhet ndër të tjera "Nuk do të ma thyesh shpirtin".